Flash News

E-TJERA

Arratiset i akuzuari për 4 vrasje, reagimi qesharak i 'Burgjeve': Ndërhymë, por s'e ndaluam dot

Arratiset i akuzuari për 4 vrasje, reagimi qesharak i 'Burgjeve':

Një i paraburgosur i akuzuar për katër vrasje është arratisur nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet fjalë për Altin Ndocin, i cili ndodhej në repartin e infektivit, zonë që disponon ambiente të posaçme sigurie për të dënuarit dhe të paraburgosurit.

Pas arratisjes, Burgjet bëjnë një reagim qesharak ku shprehen se pavarësisht ndërhyrjes, Ndoci ka arritur të largohet nga spitali.

REAGIMI:

Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali.

Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit