Flash News

E-TJERA

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Gjykata vendos masat e sigurisë për 8 të arrestuarit

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Gjykata vendos masat e

Gjykatës e Durrësit vendosi sot masat e sigurisë për 8 të arrestuarit lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

Gjykata vendosi 3 masa arreste në burg, 2 arreste në shtëpi, 3 detyrim paraqitje .

Konkretisht: 

Komisar Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Komisar Violeta Uka, punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi

Kryeinspektor Dorjan Saraçi, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje

Inspektor Sali Ferrollari, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Fatjon Braçi, punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Preng Marvataj, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje

Kryeinspektor Aranit Çela, punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitjeje

Kryeinfermier Aulon Quku, punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi

Gjithashtu, ditën e djeshme u arrestua edhe ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, pas shkarkimit nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi të martën, kur Altin Ndoci, një nga emrat më të njohur të botës së krimit dhe i pandehur në procesin e bujshëm “Plumbi i Artë”, u arratis nga ambientet e spitalit rajonal të Durrësit. Ndoci, i cilësuar si vrasës me pagesë i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, ishte shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgjeve për vizita mjekësore në repartin Infektiv, në dhomën e posaçme për të paraburgosurit dhe të dënuarit, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore me veshkat.

Sipas burimeve, në një moment Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet, ku ka goditur një nga tre punonjësit e policisë së burgjeve që e shoqëronin dhe është larguar me shpejtësi. Mësohet se një prej policëve ka qëlluar në ajër gjatë ndjekjes, por pa arritur ta ndalojë.

Në parkimin e spitalit, Ndocin e priste një automjet tip Audi A7, ngjyrë e bardhë, me targa AA700RS. Sapo është futur në mjet, ai është larguar në drejtim të zonës së Spitallës, duke humbur më pas çdo gjurmë.

Të fundit