Flash News

E-TJERA

Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohen nga detyra 10 persona, mes tyre dhe drejtori i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohen nga detyra 10 persona, mes tyre dhe

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali Infektiv të Durrësit, ku do të kryente vizita mjekësore, zinxhiri komandues i burgut të qytetit është pezulluar nga detyra.

Në total janë pezulluar 10 persona, mes të cilëve drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, zëvendës drejtori si edhe mjeku i burgut.

Ndoci largohet me vrap drejt një Audi të bardhë që e priste në parkimin e spitalit. Ndoci arriti që të dilte me vrap nga spitali pasi goditi me grusht efektivin e policisë që e shoqëronte.

Pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. Autoritetet dyshojnë se arratisja ka qenë e mirëplanifikuar, duke marrë parasysh profilin kriminal dhe rrezikshmërinë e lartë të Altin Ndocit.

Ndoci, me origjinë nga Puka, u arrestua 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, i akuzuar për vrasje me pagesë.

Të fundit