Flash News

E-TJERA

Arratisja e Duat Lazes, arrestohen tre gardianë të burgut të Shënkollit

Arratisja e Duat Lazes, arrestohen tre gardianë të burgut të

Tre gardianë të burgut të Shënkollit janë arrestuar pas arratisjes nga qelia të Daut Lazes, i dënuari për dhunë në familje, që vuante dënimin në këtë IEVP.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjësit: Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella.

Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj.

Policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e Daut Lazes.

Në orët e para të mëngjesit të një dite më parë, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, 49 vjeç, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve 49-vjeçari ishte arrestuar më 16 nëntor 2021 për veprën penale “Dhuna në familje” dhe me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i kishte caktuar masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Nga kontrollet e menjëhershme të kryera në institucion është vërejtur se ky shtetas ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme, të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor, për t’u larguar nga rrethimi i institucionit.

Të fundit