Flash News

E-TJERA

Arratisja nga burgu grek, kapen 3 nga 4 shqiptarët, në kërkim pakistanezi

Arratisja nga burgu grek, kapen 3 nga 4 shqiptarët, në kërkim

Tre nga katër shqiptarët e arratisur nga qendrat e paraburgimit në Chania janë kapur nga policia. Në kërkim është një tjetër shqiptar dhe një pakistanez.

Sipas Prothothema, të tre janë transferuar nga Heraklioni ku u kapën, në Chania ku mbërritën pak pas mesnate. Policia kishte arritur të lokalizonte mjetin e vjedhur me të cilin lëviznin të arratisurit.

Sipas informacioneve të policisë greke tre të arrestuarit kishin parkuar metin e vjedhur në zonën e Haniportës dhe ishin duke lëvizur në këmbë në rrugicat përreth zonës. Tre të arrestuarit pretendojnë se janë larguar pas arratisjes nga Chania me një mjet të vjedhur, teksa mohojnë të kenë informacion për dy të tjerët.

Në foto janë tre nga të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga autoritetet greke.

43-vjeçari shqiptar i cili ishte anëtar i bandës së grabitësve të armatosur në Atikë

Arratisja nga burgu grek, kapen 3 nga 4 shqiptarët, në kërkim

29-vjeçari shqiptar i dënuar për trafik droge

Arratisja nga burgu grek, kapen 3 nga 4 shqiptarët, në kërkim

32-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Arratisja nga burgu grek, kapen 3 nga 4 shqiptarët, në kërkim

Pesë të dënuarit që mbaheshin në paraburgimin e Chanias u arratisën nga  një prej dritareve të tualetit. Me një shufër hekuri ata arritën, jo vetëm të thyejnë e përkulin hekurat, por edhe të hiqnin një copë çimento.

Kalimi u mjaftoi që të arrinin të kalonin në oborrin e Komisariatit të Policisë dhe më pas të hidheshin përtej gardhit dhe të largoheshin në drejtim të panjohur pa e vënë re askush.

Të fundit