Flash News

E-TJERA

Arratisja nga burgu i Shënkolli, Laze iku nga infermeria, kapërceu murin e IEVP-së

Arratisja nga burgu i Shënkolli, Laze iku nga infermeria, kapërceu

Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e të dënuarit në burgun e Shënkollit.

Daut Laze, i dënuar për veprën penale të dhunës në familje, ishte për kontroll tek infermieria e burgut, siç njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Laze ka shfrytëzuar momentin për t’u larguar nga rrethimi i institucionit duke kapërcyer murin në anën jugore të IEVP-së.

“Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit.

Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Për ngjarjen është njoftuar SHKBB dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

Të fundit