Flash News

E-TJERA

Arratisja nuk i shkoi gjatë, 31-vjeçari i kërkuar për vjedhje kapet në Vlorë

Arratisja nuk i shkoi gjatë, 31-vjeçari i kërkuar për

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga forcat e posaçme “Shqiponja” në qytetin e Vlorës, pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shtetasi J. M., banues në Vlorë, ka tentuar të largohet sapo ka vërejtur forcat e rendit, por është ndaluar dhe më pas është vënë në pranga nga patrullat e specializuara.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, si rezultat i operacioneve për kapjen e shtetasve në kërkim, ndaluan shtetasin J. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili fillimisht ka tentuar të largohet, por është kapur dhe ndaluar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka vendosur për të masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprën penale ‘Vjedhja’,” – thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit