Flash News

E-TJERA

Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, e ndoqi polici që i dha telefonin Veliajt në furgonin e burgut

Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, e ndoqi polici që i dha telefonin

Zbardhen detaje të reja lidhur me arratisjen e Altin Ndocit, e ndodhur ditën e sotme në ambientet e spitalit rajonal të Durrësit.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni investigativ “Në Shënjestër” në News24 , efektivi i Policisë së Burgjeve që ka ndjekur nga afër Ndocin gjatë momentit të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci.

Ky i fundit rezulton të jetë i njëjti efektiv që një vit më parë u përfshi në një tjetër episod të bujshëm, i cili u shqyrtua nga organet e drejtësisë, këtë herë i lidhur me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë transportimit të Veliajt nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë, Baci i kishte dhënë telefonin e tij kryebashkiakut të arrestuar, veprim që u konsiderua shkelje e rëndë e rregullave të sigurisë.

Si pasojë e këtij episodi, Erion Veliajt iu shtua edhe një akuzë e re, ajo e “futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”, ndërsa roli i efektivit është objekt hetimi nga autoritetet kompetente.

Të fundit