Flash News

E-TJERA

Arratisje spektakolare nga burgu në Greqi: Dy shqiptarë zhduken nga Kasavetia

Arratisje spektakolare nga burgu në Greqi: Dy shqiptarë zhduken nga

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 41-vjeçare, kanë arritur të arratisen nga Burgu i Kasavetias në Greqi, duke tronditur autoritetet vendase. Arratisja e tyre u zbulua rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, gjatë kontrollit të zakonshëm nga gardianët.

Të arratisurit ishin dënuar me 20 vjet heqje lirie për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr. Ata ishin mbajtur në këtë burg që nga viti 2019, ndërsa qëndronin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.

Raportohet se gjatë vitit 2024, ata kishin marrë pesë herë leje nga burgu. Autoritetet dyshojnë se arratisja mund të jetë planifikuar gjatë kthimit të tyre nga një prej lejeve disa ditë më parë.

Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbuluar se si ndodhi arratisja dhe për të ndjekur gjurmët e dy të arratisurve. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ngritur pikëpyetje mbi sistemin e sigurisë në burgjet greke.

 

Të fundit