Flash News

E-TJERA

Arresti i Beqajt për fondet e BE, avokati Gjokutaj: SPAK me standard të dyfishtë

Arresti i Beqajt për fondet e BE, avokati Gjokutaj: SPAK me standard

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për 125 mije € te fondeve te BE.

Në një postim në facebook, Gjokutaj shkruan se SPAK po vepron me standard të dyfishtë pasi për 100 milione € te shqiptareve lidhur me sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë Beqja u vu ne masen “detyrim per paraqitje”. 

“I dashur” SPAK!
Per 100 milione € te shqiptareve lidhur me sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë Ilir Beqja u vu ne masen “detyrim per paraqitje” dhe ne fakt u paraqit sipas urdherit te GjKKO! Pra nuk ka patur rrezikshmeri të theksuar shoqerore as ai vete dhe as vepra qe supozohet se ka kryer!
Per 125 mije € te fondeve te BE u vu nen masen e “arrestit ne burg” çka flet per nje gjykim tjeter te rrezikshmerise se vepres penale dhe autorit!
Si tja vemë emrin kesaj historie absurde?
Standard i dyfishte me te njejtin person?
Apo nuk bëhet shaka me “miellin e gjermanit”?
Perse ky Sokrat (Beqja) nje here eshte i vuajtur dhe nje here tjeter derr i kenaqur?", shkruan avokati. 

Të fundit