Flash News

E-TJERA

Arrestimet ‘5D’ në Bashkinë e Tiranës/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit-Veliajt: Dorëhiqu

 Arrestimet ‘5D’ në Bashkinë e Tiranës/ Aleanca

Pas arrestimeve të kryer ditët e fundit nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen 5D në bashkinë e Tiranës, aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar dorëheqjen e Erion Veliaj.

Postimi i plotë: 

Të Nderuar Qendrestarë, Miq dhe Mbështetës tê Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ngjarjet e ditëve të fundit lidhur me abuzimet në Bashkinë e Tiranë treguan:

1. Se sa e drejtë ka qënë qendresa jonë që ka hyrë në vitin e shtatë të saj.

2. Se sa e drejtë dhe legjitime është beteja ligjore e AMT-së.

3. Se në të gjithë kallëzimet tona, ashtu si e kemi argumentuar, jemi para një Grupi të Strukturuar Kriminal, ideuar dhe udhëhequr nga Erion Veliaj.

Në këto kushte, për t'i hapur rrugë hetimit dhe për të parandaluar prishjen, tjetërsimin apo fshehjen e provave,

Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte më datë 5 prill 2024, ora 11.00, para Bashkisë Tiranë, do kërkojmë:

-DORËHEQJEN URGJENTE të Kryetarit të saj Erion Veliaj.

Po kështu, këtë kërkesë do i'a bëjmë me dije edhe Strukturës së SPAK.

Për këtë arsye, Ju bëjmë thirrje të na bashkoheni në këtë aksion, sepse Tirana na përket të gjithëve.

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

Të fundit