Flash News

E-TJERA

Arrestimet e zyrtarëve, Salianji thirrje SPAK-ut: Shkoni tek koka, aty ku qelbet peshku

Arrestimet e zyrtarëve, Salianji thirrje SPAK-ut: Shkoni tek koka, aty ku

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është drejtuar me një thirrje SPAK-ut nisur nga arrestimet e fundit të zyrtarëve, së fundmi në Bashkinë e Tiranës.

Nga Gjirokastra, Salianji deklaroi se SPAK duhet të shkojë tek koka aty ku qelbet peshku, duke iu referuar kështu kryeministrit Edi Rama.

“Si ka mundësi që treçereku i bashkëpunëtorëve të Edi Ramës në bashki dhe qeveri janë sot përpara drejtësisë, ndërsa Rama dhe drejtuesit politik të tij jo. A mund të hanë ata dardha dhe kumbulla pa dijeninë e Ramës? Ne kemi votuar konsensusin për drejtësinë e re. Ne kemi inkurajuar që të vijë dita që SPAK të mos ndalet tek dera e njerëzve të rëndësishëm të këtij vendi, por që ta hapë derën me shkelma dhe të hyjë tek njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi, për ti nxjerrë përpara drejtësisë dhe jo për të gjetur çdo variant për të shmangur ata që janë përgjegjës për aferat në vend. SPAK të shkojë tek koka, aty ku qelbet edhe peshku në këtë vend”, tha Salianji.

Të fundit