All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Arrestimet në Gjykatën e Krujës, Kim telefonon Arben Krajën: Po shohim rezultate

All - Paragraf - 1

Arrestimet në Gjykatën e Krujës, Kim telefonon Arben Krajën:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zbardhur një telefonatë të kryer sot me kreun e SPAK, Arben Kraja, një ditë pas arrestimeve të bujshme në gjykatën e Krujës, përfshirë edhe gjyqtaren e shumë atakuar, Enkelejda Hoxha.

All - Paragraf - 3

Në një postim në twitter, Kim shkruan se gjatë bisedës telefonike e ka inkurajuar Krajën, ndërsa thekson se po shihen rezultate nga SPAK.

“Unë e telefonova atë sot për t’i shprehur falënderimet dhe inkurajimin për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne po shohim rezultate.

Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku – hap pas hapi”, shkruan Kim shoqëruar me një foto të një viti me parë me Arben Krajën.

 

Të fundit