Flash News

E-TJERA

Arrestimet në Krujë, Gjekmarkaj debat me Gjiknurin: Turpi i SPAK, që të lejon ty të bësh moral publik

Arrestimet në Krujë, Gjekmarkaj debat me Gjiknurin: Turpi i SPAK,

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri është ‘përplasur’ me analistin Agron Gjekmarkaj, teksa kanë komentuar arrestimet me urdhër të SPAK në Gjykatën e Krujës, përfshirë edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e atakuar shpesh në media si zyrtarja që u jepte lirinë të burgosurve me dënime të rënda, emra të njohur të botës së krimit.

Të ftuar në ‘Open’, ata kanë debatuar mes tyre kur Gjekmarkaj tha se SPAK ka dështuar që kur duhet te niste të hetojë ish-ministrin Gjiknuri lidhur me tenderat e dyshimtë apo për dosjen e Dibrës, kur përgjimet e tij u bënë publike.

Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohej nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla.

Gjekmarkaj: Trupi i SPAK është që të lejon ty të bësh moral publik këtu. Ju jeni një person që nuk mendoni me mendjen tuaj. Qeshni me komandë, qani me komandë, belbëzoni me komandë. Ju duhet të ishit në hetim dhe jo duke bërë moral në studio.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla. Ata votojnë dhe vlerësojnë. Më 25 prill populli do vlerësojë sërish.

Gjekmarkaj: PS ka individë të inkriminuar brenda saj.

 

 

Të fundit