Flash News

E-TJERA

Arrestimet në Krujë, reagon Yuri Kim: Të gjithë ata që nuk besojnë tek SPAK, janë gabuar; Emri i radhës pas Tom Doshit

Arrestimet në Krujë, reagon Yuri Kim: Të gjithë ata që

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me operacionin e ndërmarrë sot nga SPAK, ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, një avokat dhe kryesekretarja e gjykatës.

Nga porti i Durrësit, Kim tha se Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet, ndërsa ftoi qytetarët të mos bien pre e propagandave.

“Reforma në drejtësi është me rëndësi. Për të gjithë skeptikët që kanë thënë se “s’ka për të ndodhur gjë; “që reforma dhe SPAK s’ka për të funksionuar”, kam një lajm për ju: e keni gabim! Dua t’ju inkurajoj që të shihni të gjitha hapat që ka ndërmarr SPAK, siç është dhe rasti i çështjes sot në Krujë. Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet dhe duhet të jemi ne ata që duhet ta ngrejmë dhe të ecim përpara. Duhet ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit. Ndaj fokusohuni në fakte, shihni se çfarë është duke bërë SPAK dhe policia. Mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda.”, tha Yuri Kim.

Pyetjes së gazetarëve nëse në Durrës a ka ndonjë deputet që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje, Kim u përgjigj se: “Jam në bisedim për një çështje që është shumë e rëndësishme dhe në fund të ditës mund të them diçka edhe për këtë gjë”.

Të fundit