Flash News

E-TJERA

Arrestimet në PS, Lubonja: Ramës i ka rrëshqitur situata, nuk janë parti normale

Arrestimet në PS, Lubonja: Ramës i ka rrëshqitur situata, nuk

Analisti Fatos Lubonja, duke folur për hetimet ndaj ish-ministrin Arben Ahmetaj, tha ky i fundit ishte “lëshuar politikisht” prej një viti nga kryeministri Rama.

I ftuar në studion e Neës24',  ai u shpreh se arsye për këtë lëshim ka qenë zhurma e lidhjeve të Ahmetajt me inceneratorët ose një “prishje pazaresh” mes të dyve, pasi dyshohet se Ahmetaj ka qenë personi që ka çuar të dhënat aty nga ku doli ngjarja.

Sipas tij Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit, ndërsa shtoi se çështja e portit të Durrësit është një aferë e ngjashme me atë të inceneratorëve, ku sërish në krye mbetet kryeministri.

Më tej ai tha se PS nuk është një parti normale pasi të gjithë janë bashkëpunëtorë në afera të tilla dhe nuk shqetësohen për të ardhmen politike duke denoncuar rastet.

 

Të fundit