Flash News

E-TJERA

Arrestimet nga SPAK, gazetarja: Në 15 shkurt pritet shkarkimi i një prokurori, ka heshtur për lirimin e burgosurve

Arrestimet nga SPAK, gazetarja: Në 15 shkurt pritet shkarkimi i një

Në datë 15 shkurt, KLP pritet që të shkarkojë prokurorin Bujar Memia, në vijim të hetimeve lidhur me skemën korruptive ku është e përfshirë gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 9 të dyshuar të tjerë, të arrestuar sot me urdhër të SPAK, pas akuzave për korrupsion.

Ky lajm konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cila thotë se ILD ka kërkuar shkarkimin e prokurorit Memia, prokuror në Prokurorinë e Krujës në shkallën e parë pasi është cilësuar si një person që nuk ka kryer detyrën e tij me seriozitet.

“Pritet që javën që vjen, veç arrestimit të gjyqtares, KLP pritet të mblidhet me urgjencë për një kërkesë tjetër të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë që sakaq prej javësh kërkesën me prioritet për shkarkimin e Enkelejda Hoxhës, e kritikuar, e diskutuar që në janarin e 2020, atëherë kur deklaroi dhe liroi nga burgu një tjetër të dënuar të përjetshëm.

Për këtë gjyqtare, ILD ka kërkuar shkarkimin, ndërsa në 15 shkurt, KLP do të shqyrtojë dhe kërkesën për shkarkimin e prokurorit Bujar Memiaj, i cili është prokuror në Prokurorinë e Krujës në shkallën e parë dhe shihet si një person që nuk ka kryer detyrën e tij me seriozitet apo ashtu sikurse ILD e konsideron, nuk ka zbatuar drejtësinë e dukshme.

Sipas ILD, nuk e ka zbatuar detyrën sa kohë ka heshtur për lirimin e personave të cilët i ka shpallur gjyqtarja Enkelejda Hoxha”, tha në ‘Open’ gazetarja.

 

 

Të fundit