Flash News

E-TJERA

Arrestimet nga SPAK, Meta: Pati rrjedhje informacioni një ditë para, shumica të implikuar edhe në krime zgjedhore

Arrestimet nga SPAK, Meta: Pati rrjedhje informacioni një ditë para,

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka komentuar arrestimet e SPAK ku u lëshuan 32 urdhër arreste, në Elbasan, Durrës e Tiranë për goditjen e grupeve kriminale.

 I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se SPAK duhet të kishte vepruar që para zgjedhjeve, meqë janë ata të cilët janë akuzuar dhe për krimet zgjedhore.

Meta e ka cilësuar alarmant edhe faktin se sipas tij informacioni ka rrjedhur një ditë para se të ekzekutoheshin këto urdhra arresti.

“SPAK te kishte vepruar para zgjedhjeve. Duhet te kete sqarime per publikun pse aksioni i fundit nuk coi ne ndalimin e te gjithe te dyshuarve

Personat që janë arrestuar sot nga SPAK, janë ata të cilët janë akuzuar dhe për krimet zgjedhore. Alarmant është fakti që informacioni ka rrjedhur një ditë para se të ekzekutoheshin këto urdhra arresti. Shpresojmë që drejtësia të funksionojë dhe ata që kanë qenë deri dje të paprekshëm sot të jenë para drejtësisë

E rëndësishme është që hetimi të vazhdojë dhe të jetë i pavarur, unë këtu nuk po përmend vetëm incidentet në kohën e zgjedhjeve por dhe ato më përpara

Vetëm nje goditje e forte, jo selektive, duke mos mbajtur anen e nje grupi kriminal kunder nje grupi tjeter, vetem duke zbatuar ligjin, do te riktheje besimin e qytetareve tek drejtësia. E vërteta është që kriminalizimi i jetës politike e shoqërore është si asnjëherë më parë, e dimë se çfarë ndodh në rrethe të ndryshme të Shqipërisë si Fier, Durrës, Shkodër, Elbasan dominanca e grupeve kriminale dhe rivalitet midis tyre janë problem shumë i madh.

Vetëm një goditje e fort ndaj tyre  dhe jo selektive dhe duke mos mbajtur anë të grupeve të ndryshme, por të zbatohet ligji mund të kthej sigurinë në vend”, u shpreh Meta.

Të fundit