Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimet për ‘Sterilizimin’, Berisha: Rama dhe Beqja i falën qindra miliona euro muratorit militant të PS

Arrestimet për ‘Sterilizimin’, Berisha: Rama dhe Beqja i

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas urdhër-arresteve që SPAK lëshoi për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Në një postim në Facebook, Berisha ka ndarë një foto të kryeministrit Edi Rama me Ilir Rrapajn, teksa shkruan se ky i fundit si emigrant murator në Itali, përfitoi nga Rama dhe Ilir Beqja koncesionin e sterilizimit.

Përpos kësaj, Rama dhe Beqja citon Berisha, jo vetëm i falën koncesionin, por edhe një kontratë që i dhuronte Rrapajt qindra miliona euro.

Postimi:

Kjo është drejtësia me regji!

Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve. Iliri ishte emigranti murator në Itali të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës. Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionomin e tij ishin në specializim!

Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën ‘ me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.

Edi Rama për të fshehur vjedhjen e tij me Beqen  dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milion sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vetë kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtrone si ordiner qytetarët duke ju thenë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.

Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish zëvendës ministrin e shëndetesisë Rjepaj për nje krim të shemtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqen e tij. Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë të gjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjeret dmth jane mbi ligjin. Turp!

Të fundit