Flash News

E-TJERA

Arrestimet për tenderat/ Manjani: Nxirrini nga burgu se rrinë kot aty, futni në qeli ata që kanë bërë ligjin për Prokurimet Publike

Arrestimet për tenderat/ Manjani: Nxirrini nga burgu se rrinë kot aty,

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me arrestimet e fundit nga SPAK, sa i përket abuzimeve me tenderat.

Teksa ka postuar në rrjetet sociale ligjin për Prokurimet Publike, Manjani shprehet se duhen nxjerrë nga burgu të gjithë të arrestuarit lidhur me shkeljen e këtij ligji dhe duhen të arrestohen ata që e kanë bërë këtë ligj.

Sipas Manjanit, vlerësimi i fituesit të tenderit është subjektiv ndërsa ata që bëjnë procedurën e vlerësimit nuk janë përgjegjës as për hartimin e kërkesave të tenderit e as përgjegjës për lidhjen dhe zbatimin e kontratave.

Reagimi i plotë:

Nxirrini njerëzit nga burgu se rrinë kot aty!

Po të keni këllqe, Futni në burg ata që kanë bërë këtë ligj të MOS Prokurimit Publik!

Shiheni se si harxhohen paratë e buxhetit pa tender, pa garë. Të gjitha shkeljet e tenderave të sotëm tashmë janë legalizar…
Edhe kur behet ndonjë procedurë, kontratat janë afatgjata, njësoj si te koncensionet…

Aty ku kërkohet vlerësim konkret fjalitë në ligj fillojnë me “mund të…” Vlerësimi i fituesit është subjektiv…

Ndërkohë, sa për informacion, ata që bëjnë procedurën e vlerësimit të atyre pak firmave që marrin pjesë në ato pak gara, nuk janë përgjegjës as për hartimin e kërkesave të tenderit e as përgjegjës për lidhjen dhe zbatimin e kontratave. Nuk kanë qenë as me ligjin e vjetër…

Të fundit