Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Alqi Bllakos, Gledis Nano takim me Arben Krajën në SPAK

Arrestimi i Alqi Bllakos, Gledis Nano takim me Arben Krajën në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano po zhvillon këtë mëngjes një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Takimi mes tyre vjen pas arrestimit të ish-deputetit të PS Alqi Bllako, i cili akuzohet  për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit, si dhe pas përplasjes publike të njoftimeve përkatëse mes institucioneve,  Policisë së Shtetit nga njëra anë dhe Prokurorisë së Posaçme në lidhje me arrestimin e ish-deputetit .

Po ashtu, sot në orën 11:00 Bllakos do t’i komunikohet masa e sigurisë nga gjykata.

Po ashtu, në fokus të bisedimeve mendohet se është edhe arrestimi i të shumëkërkuari Nuredin Dumani, pas përplasjes me armë zjarri të dyshuar me Talo Çela në Elbasan.

 

 

Të fundit