Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Altin Sinomatit në Abu Dhabi dhe lidhja me atentatit ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

Arrestimi i Altin Sinomatit në Abu Dhabi dhe lidhja me atentatit ndaj

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arrestuar në Abu Dhabi shqiptarin Altin Sinomati, i cili kërkohej nga Drejtoria e Qarkut Antimafia në Itali.

Sinomati akuzohet si personi përgjegjës për vrasjen e bashkëkombësit të tij Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën Passerotto, ngjarje e ndodhur më 20 shtator 2019 në plazhin e Torvaianicës, pranë Romës.

Ai ishte dënuar më herët së bashku me Giuseppe Molisso, një tjetër figurë e rëndësishme e trafikut të drogës në zonën e Romës, shkruan Corriere della Sera.

Emri i Molisso-s është rikthyer në qendër të vëmendjes pas hetimeve të fundit për sulmin ndaj gazetarit italian të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci, i cili u sulmua të enjten e kaluar përpara banesës së tij në Campo Ascolano, pranë Pomezias – një zonë shumë afër vendit ku ndodhi vrasja e Shehajt.

Sinomati ishte në arrati dhe u lokalizua pas një operacioni ndërkombëtar të ndjekjes, që çoi në arrestimin e tij 10 ditë më parë në Abu Dhabi.

Sipas hetuesve italianë, vrasja e Shehajt dyshohet të ketë qenë pjesë e një larjeje hesapesh mes klaneve shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, ku janë shënuar edhe episode dhune me stil mafioz.

 

 

Të fundit