Flash News

E-TJERA

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami, bojkotohen për 5 ditë gjyqet

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami, bojkotohen për 5 ditë gjyqet

Për 5 ditë, sallat e gjyqeve do të bojkotohet nga avokatët, në shenjë proteste pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami.

Vendimi është marrë nga Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë, i cili sqaron se nga data 20 deri më 25 tetor avokatët nuk do të marrin pjesë në procese penale si në hetim ashtu edhe në gjykim.

“Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë shqyrtoi ngarjen teper te rende lidhur me arrestimin e kolegut Av.Ulian Barjami, pasi mori kontakt personalisht me kolegun Barjami dhe u njoh drejtpërdrejt dhe në detaje me kete ngjarje. Me vendim qarkullues, Komiteti vendosi unanimisht:

1. Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.

2. Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.

3. Moszbatimi i këtij i këtij vendimi nga avokatet përben shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhoje sherben si baze per fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqeruar me vendosjen e masave me te renda disiplinore, pezullim deri ne heqjen e liçensës se ushtriimit te profesionit”, thuhet në vendim.

Të fundit