Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Belerit dy ditë para zgjedhjeve, reagon Muhamet Rrumbullaku

Arrestimi i Belerit dy ditë para zgjedhjeve, reagon Muhamet Rrumbullaku

Vjen reagimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Në një deklaratë për mediat, Rrumbullaku u pyet nga gazetarët lidhur me ngjarjen, por u shpreh se nuk ka tagër për të dhënë shpjegime për këtë rast.

Ai tha se për këtë është i autorizuar prokurori i çështjes dhe se policia ka qenë e autorizuar për të kryer arrestimin.

Në lidhje me rastin, kemi pasur një deklaratë të dhënë nga drejtuesi i prokurorisë së Vlorës. Çështjet që lidhen me hetimin është në tagrin e prokurorit për të dhënë shpjegime të mëtejshme.

Ju siguroj që të gjitha veprimet e policisë janë veprime të autorizuara nga prokuroi në kushtet e realizimit të një akti kriminal, për të cilin polica është e detyruar të ndërhyrë’, u shpreh ai.

 

Të fundit