Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Belerit, ironia e Manjanit: Qeveria vjedh e blen vota, burgun e bën opozita

Arrestimi i Belerit, ironia e Manjanit: Qeveria vjedh e blen vota, burgun e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan me ironi se vjedhjet i bën ‘Rilindja’, por burgun e bën opozita. Ish-ministri thotë se kandidatët e opozitës kanë denoncuar përditë kundërshtarët socialist për shit-blerje votash, por nuk ka pasur asnjë lëvizje për arrestime.

Manjani shton se për asnjë kandidat të qeverisë nuk ka as hetime dhe as arrestime. Manjani bën një paralelizëm mes regjimit të Ramës, regjimit të Erdogan në Turqi dhe atij të Vladimir Putin.

Ish-ministri shkruan se arrestimi i Fredi Belerit, nuk i mbulon dot eurot që shpërndan për banditët në pushte.

Potimi:

Fiks në rrugën e duhur!

Vjedhin si n'top t'karadakut nga tenderat e koncensionet; vjedhin pasuri publike pa asnjë teklif; grabisin pasuri private sipas qejfit.

Me paratë e vjedhura si dhe me para droge blejnë vota vënçe, ku të munden e sa të munden. Bagazhet e makinave të fushatës i kanë tumllas me euro. Kursi i këmbimit të kësaj të fundit ka vajtë në pikiadë.

I shpërndajnë eurot jo me numërim, por me peshë ose me metër. Pa hesap.

Përditë kandidatë të opozitës denoncojnë blerje votash, por shteti arreston opozitën!!!

Për asnjë euro-kandidat të pushtetit nuk ka hetime e arrestime. As jëherë ska prova kundër pushtetit që vjedh ashiqare dhe blen hapur fare pushtet!

Vjedh e blen vota qeveria, por burgun e bën opozita!!!

Fiks llogjika e diktatit.

Këtë gjë bën Erdogani e Putini. Pse të mos e bëjë dhe Edvini?!

***

Nuk i di rrethanat ligjore të arrestimit të zhurmshëm të Fredi Bejlerit, por edhe nëse është e vërtetë ajo që thotë shteti bandit,sado të ketë blerë Fredi nuk mbulon dot paletat me euro që po shpërndan pushteti bandit për të blerë pushtet!

Bindja më thotë se ky arrestim është i ekzagjeruar dhe për pasojë njolla më e zezë e këtyre zgjedhjeve.

Dhunë e pastër shtetërore për qëllime elektorale dhe politike.

Të fundit