Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Belerit, KQZ: Emri i tij do jetë nesër në fletën e votimit

Arrestimi i Belerit, KQZ: Emri i tij do jetë nesër në fletën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se emri i Fredi Beleri, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës tij do të vijojë të jetë në fletën e votimit.

Pas arrestimit për akuzën për blerje votash, KQZ njofton se ai vazhdon të jetë kandidat i zgjedhjeve që pritet të mbahen nesër në mbarë vendin.

 “Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike", ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.

 

Të fundit