Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Beqajt, gazetari: Rradhën e ka një tjetër ish-ministre e PS

Arrestimi i Beqajt, gazetari: Rradhën e ka një tjetër

Gazetari Denis Dyrnjaja deklaron se arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, është një lloj mesazhi për BE-në që drejtësia po vepron.

I ftuar në MCN, ai thotë se arrestimi me pranga i Beqajt në duar është një lloj show. Dyrnjaja vë në dukje se tashmë radhën e ka Krifica, ish ministre e Bujqësisë e cila u shkarkua disa muaj pas BE njoftoi pezullimin e fondeve IPARD.  

"Duhet të jetë një lloj presioni edhe më i madh për shkak se fondet e BE në raport me qeverinë shqiptare janë të rëndësishme edhe për shkak të procesve që na lidhin me integrimin dhe do të duhet të kishte një reagim. E lidh këtë edhe me faktin që ngrit një komision i posaçëm tanimë nga mazhoranca, ende pa praninë e opozitës, që buroi përmes një rezolute nga Parlamenti, që lidhet me të gjitha rezultatet e 27 institucioneve të pavarura që duhet të krijojnë një lloj produkti mbi proceset e integrimit, edhe SPAK-u është brenda kësaj liste.

A ishte e nevojshme një masë sigurie me burg për Beqajn, që ishte ndërkohë nën hetim 1 vit më para?! Në masë sigurie me burg shkojnë njerëz që ose kanë mundësi të prishin provat, ose me rrezikshmëri të madhe shoqërore. Kjo e dyta bie. E kanë marrë një masë të tillë me justifikimin e mos prishjes së provave, po ndërkohë Beqaj ka pasur goxha kohë për t’i prishur provat nëse do t’i prishte. Besoj se është një show e prangosjes në publik. Ju jem një mesazh edhe publikut që ja po arrestohen njerëzit.

Arrestimi i sotëm i Beqajt është një mesazh për BE që drejtësia po vepron në raport me kërkesat e saj. Kam idenë që do jetë radha e Frida Krficës, nëse shkojmë në këtë linjë. Besoj se do jetë një problem i madh i raporteve të saj me drejtësinë. Besoj se do ketë veprime të shpejta edhe me znj.Krifca, jo se kam informacion, por nëse do t’i shkojmë logjikës që veprimet e SPAK lidhen me reagimet në Bruksel për abuzimet me fondet".

Të fundit