Flash News

E-TJERA

Arrestimi i bosit të Cosa Nostra-s, Karamuço: Italianët dyshonin se fshihej në Shqipëri

Arrestimi i bosit të Cosa Nostra-s, Karamuço: Italianët

Eksperti i kriminalitisikës Ervin Karamuço ka treguar nëj detaj nga arrestimi i bosit të Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro.

I ftuar në studion e Abc News, eskperti tha se italianët dyshonin që Denaro fshihej në Shqipëri.

Sipas Karamuços, në përgjimet e italianëve ka dalë edhe emir i Shqipërisë, si një shtet që Denaro mund të kishte përdorur për t’u arratisur. Karamuço shtoi se edhe Dubai ka qenë në listën e vendeve ku dyshonin se fshihej Denaro.

“Italianët kanë prerë bast gjatë gjithë këtyre viteve që ai do të ishte ose në Shqipëri, ose në Dubai ose në vendin e tyre. Janë kryer edhe kontrolle këtu, sepse ne kemi shumë familje italiane që pensionohen dhe ndonjë nga ato mund të ishte edhe ky vetë. Plus që përceptimi i fundit, ka qenë në një ishull grek afër Shqipërisë, ku ky kalonte pushimet se ka qenë kështu edhe tip don zhuani, romantik i madh me letra këmbimi që bënte krahas pushimeve. Atëherë është diskutuar që ky ka letra të rregullta por të një identiteti tjetër. Përgjimi instivigativ italian e ka përmendur Shqipërinë si një strehë të mundshme të përkohshme”, u shpreh ndër të tjera eksperti.

 

Të fundit