Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Dakos, avokati: SPAK e mori vendimin për bujë

Arrestimi i Dakos, avokati: SPAK e mori vendimin për bujë

Avokati Idajet Beqiri e cilëson të kundraligjshëm arrestimin e ish kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se SPAK e mori atë vendim vetëm për bujë.

Problemi është që gjithmonë duhet të flasim mbi bazën e fakteve, provave dhe vendimmarrjeve që kemi deri tani. Në rast se do të flasim si politikanë, apo çfarë krahu i përkasim mund të themi plot akuza të tjera.

Nëse do të kishte diçka tjetër për Vangjush Dakon, bie fjala problemi i dosjes 339 ne mund të kemi plot aludime, mund të kemi dhe të drejtë madje, por kur jepet përgjigjja me një vendim pushimi të akuzës sepse nuk provohet fajësia e tij, mbaroi këtu, çdo diskutim që bëjmë ne është tallava për opinione, për vota, por s’ka kuptim,” – u shpreh Beqiri.


 

Të fundit