Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Arrestimi i Dakos, gazetarja: Ka dyshime për rrjedhje informacioni, u mbajt nën vëzhgim
Gazetarja Klodiana Lala tha se ka dyshime për rrjedhje informacioni lidhur me arrestimin e Vangjush Dakos.
Lala tha se Dako nuk është larguar nga Durrësi, madje edhe gjatë fushatës elektorale të 14 majit, ka qëndruar pranë shtabeve elektorale.
Po ashtu, gazetarja tha se që në momentin kur Prokuroria bëri kërkesën për arrestimin e tij, policia e ka mbajtur nën vëzhgim ish-kryebashkiakun.
“Nëse pallati do të ishte shembur nga tërmeti mund të kishte humbje të jetëve njerëzore. Banorët në fillim pretendonin për veprën penale të vrasjes në tentativë. Por u regjistrua procedimi penal për shpërdorim detyre. Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës me një kërkese për caktimin e masave të sigurisë. Pati një rrjedhje të informacionit, por edhe një vëzhgim të Vangjush Dakos. Nga informacionet, Dako nuk është larguar nga Durrësi dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar pranë shtabeve elektorale. Që në momentin që Prokuroria bëri kërkesë për arrestim të tij, ishte nën vëzhgim nga policia”, tha Lala.