Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Dritan Goxhajt në Tiranë, reagon policia: U vu në pranga me qëllim ekstradimi

Arrestimi i Dritan Goxhajt në Tiranë, reagon policia: U vu në

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Goxhaj është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës.

Policia e Tiranës reagoi për arrestimin duke bërë me dije se ka si qëllim ekstradimin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

Të fundit