Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Edvin Priftit, Gjoni: Nuk është turp që një kardiolog të ketë 250 mijë euro; Murrizi: Mos e shisni si peshk të madh

Arrestimi i Edvin Priftit, Gjoni: Nuk është turp që një
Ralf Gjoni, Myslim Murrizi

Deputetët Ralf Gjoni dhe Myslim Murrizi gjatë fjalës në Kuvend u ndalën edhe tek arrestimet në Gjykatën e Krujës dhe mjeku Edvin Prifti.

Sipas Gjonit nuk është turp që një kardiolog i njohur të ketë 250 mijë euro në shtëpi. Ai ngriti shqetësimin e vjedhjes me anë të tenderave

“Ne sot sulmojmë Edvin Priftin i cili nëse ka vjedhur para të përballet me ligjin… por ne kërkojmë të çnderojmë kardiologun në Shqipëri vetëm e vetëm që të vijë një tjetër e të vazhdojë të vjedhë miliona euro. Pse mo kaq turp qenka që një kardiolog të ketë 250 mijë euro kursime cash? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë? Po për tenderat çfarë është bërë? Kjo më shqetëson mua. Ky popull është nënshtruar me vullnet ndaj kësaj thundre dhe këtij pushteti”, tha Gjoni.

Ndërkohë Murrizi tha se peshqit e mëdhenj janë politikanët dhe drejtësia duhet të jetë njëlloj për të gjithë.

Sipas tij, problemi është i gjithë sistemit shëndetësor dhe jo vetëm i një mjeku.

"Unë jam kundër çdolloj abuzimi, qofshin të gjyqtares Hoxha apo të mjekut Prifti por që të shesësh si pesh i madh, ndihem me turp për vendin. Peshqit e mëdhenj janë në këtë sallë. Janë shpërndarë 42 miliardë euro. Kanë përgjegjësi se u marin votën qytetarëve.  Ky Pipero juaj që ka bërë vilë a nuk është mjek? Benik Boçi ka klinikë. Pse Petrela, Kosova çfarë janë, nga vijnë këta? Po këta spitalet e famshme amerikane dhe greke etj të kujt janë? Kërkoni t’ju hidhni hi shqiptarëve se kapët doktor Ervinit", deklaroi deputeti.

Të fundit