Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Elsa Lilës për trafik droge, gazetari Italian jep detaje: Është në pozita lehtësuese

Arrestimi i Elsa Lilës për trafik droge, gazetari Italian jep detaje:

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila u arrestua një ditë më parë si pjesë e një klani shqiptari-italain që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Gazetari italian Lorenzo Nicolini tregoi për Euronews Albania se sa rrezikon këngëtarja shqiptare nga përshirja në rrjetin kriminal. Gazetari ha se përfshirja e një personi me famë, qoftë nga Italia apo edhe nga Shqipëria, e bën hetimin më të veçantë.

Nicolini sqaroi se Lila është arrestuar si pjesëtare e organizatës me detyrë menaxhimin librit të kontabilitetit, çka nënkupton se Lila mund të tërhiqet në çdo moment. Kjo e bën që këngëtarja të jetë në pozita më të favorshme se pjesa tjetër e grupit.

Gazetari Italian ka sqaruar se ende nuk është bërë me dije lidhja konkrete që Lila ka pasur me trafikimin e drogës.

Të fundit