Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, publikohen pamje nga operacioni

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, publikohen pamje nga operacioni

Autoritetet braziliane kanë arrestuar në Ilhabela, në shtetin São Paulo, Ervin Matën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas Policisë Federale dhe Policisë Ushtarake lokale, Mata u ndalua mbrëmjen e së shtunës pas informacioneve të inteligjencës që tregonin se ai ishte zhvendosur nga zona e Baixada Santista drejt bregdetit verior. Ai u lokalizua në një biznes dhe më pas u shoqërua në Komisariatin e Policisë Federale në São Sebastião.

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, publikohen pamje nga operacioni
Momenti i arrestimit të Ervin Matës në Brazil

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan dy telefona celularë dhe dokumente personale të të arrestuarit. Mediat braziliane kanë ndarë pamje ng momenti i arrestimit të Matës në São Sebastião.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rádio Costa Azul FM (@costaazulfm)

Ervin Mata rezultonte në arrati që nga shtatori i vitit 2025 dhe ishte i kërkuar ndërkombëtarisht që nga nëntori i vitit 2023 nga autoritetet shqiptare, nën akuzat për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale. Sipas hetimeve të autoriteteve në Shqipëri, ai dyshohet se ka drejtuar trafikun e 240 kilogramëve kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020.

Në vitin 2025, Gjykata e Lartë në Brazil kishte miratuar një urdhër arresti ndaj tij në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për ekstradim, ndërsa ai ishte në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare për çështje të lidhura me krimin e organizuar.

Të fundit