Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Fredi Belerit/ Ministri i Jashtëm grek takim me Olta Xhaçkën

Arrestimi i Fredi Belerit/ Ministri i Jashtëm grek takim me Olta

Ministri i Jashtëm grek Vassilis Kaskarelis mësohet se do të zhvillojë një takim me homologen e tij shqiptare Olta Xhaçka, në Samitin për Ministrat e Jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Oslo.

Mediat greke bëjnë me dije se ky takim mes zyrtarëve të lartë do të bëhet me qëllim diskutimin mbi arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi.

Protothema raporton se ministri i Jashtëm grek është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadoren greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, për t’u informuar vazhdimisht mbi çështjen e për t’i dhënë asaj udhëzimet e duhura për trajtimin e këtij rasti specifik.

Më tej media greke shton se ambasadorja greke është takuar së fundmi me të dy të burgosurit dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të afërmit dhe avokatët e tyre.

Të fundit