Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Fredi Belerit, ministria e Jashtme greke dërgon ambasadoren në zyrën e Xhaçkës

Arrestimi i Fredi Belerit, ministria e Jashtme greke dërgon ambasadoren

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas arrestimit të Fredi Belerit, p;residenti të Omonias dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Ministria ka urdhëruar ambasadorn greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi të zhvillojë sot një takim me homologen shqiptare, Olta Xhaçka.

"Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Fredi Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himara në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate nën akuzë për shit-blerje votash. Beleri ishte nën shoqëri e disa personave të tjera teksa dilte nga shëtitorja në Himarë, në momentin që efektivët e kanë shoqëruar.

Të fundit