Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Fredi Belerit, sekretari i Ministrisë së Jashtme greke vjen në Shqipëri

Arrestimi i Fredi Belerit, sekretari i Ministrisë së Jashtme greke

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theoharis Lalakos viziton sot Shqipërinë.

Me udhëzime të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ambasadori Theoharis Lalakos me ambasadoren greke në Shqipëri planifikojnë takim me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin.

Vizita ka të bëjë me informimin për kushtet e burgimit dhe gjendjen shëndetësore si dhe do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.

Arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe në qeverinë greke.

Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit.

 

Të fundit