Flash News

E-TJERA

Arrestimi i gjyqtares, reagon babai i Enkelejda Hoxhës: Vajza ime është e ndershme, fle të këmbët e djalit me autizëm në divan me dërrasa

Arrestimi i gjyqtares, reagon babai i Enkelejda Hoxhës: Vajza ime

Ndërsa pritet masa e sigurisë për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha ka folur në media babi i saj,  Bejlul Hoxha.

Në një intervistë për report tv, Hoxha ka deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi në Gjykata.

Madje, ai shton se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.

“Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrançe që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam priture SPAK natë e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK.

Djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se ç’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri.

Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle të këmbët e djalit.

Është lutur ta transferojnë djalin me autizëm në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë”, tha Hoxha.

Të fundit