Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Goros, Gjokutaj: Rama ka meritën e futjes së burgut me bedel

Arrestimi i Goros, Gjokutaj: Rama ka meritën e futjes së burgut me

 

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. 

Gjokutaj e quan arrestimin e Goros të orientuar nga Edi Rama, për të cilin thotë se ka futur një koncept të ri në dispozitëne Kodit të Procedurës Penale, atë të ‘bedelit’, ku vartësit e tij bëjnë burgun për të qofshin në nivel qëndror ose lokal.

"Edi Rama ka personalisht meritën historike që nuk i duhet mohuar, futja e burgut me bedel si koncept dhe dispozitë në Kodin e Procedurës Penale!

Si pasojë e këtij vizioni të këtij “burri shteti” reforma në drejtësi po merr zhvillime interesante!

Për jo juristët burgu me bedel është si transferimi i thirrjeve telefonike tek një abonent tjetër!

Pra burgun e Edi Ramës e bën ose do ta bëjë një nga pushtetarët e Qeverisë së tij në nivel qëndror ose lokal!

Vetëm përpara Shqipëri!", shkruan Gjokutaj.

Të fundit