Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Goxhajt në Tiranë, Berisha: Shkelje e të drejtave të njeriut

Arrestimi i Goxhajt në Tiranë, Berisha: Shkelje e të drejtave

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha, thotë se arrestimi në Tiranë i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Në një intervistë në “News24”, ai apeloi që qeveria shqiptare të kërkojë llogari nga Këshilli i Evropës për pretendimet e tyre mbi Shtëpinë e Verdhë.

Berisha shtoi se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, dhe ka respektuar të gjithë normat ndërkombëtare aq sa ka patur mundësi.

Arrestimi i Goxhajt bie ndesh me të drejtat e njeriut, është shkelje e tyre. Unë mendoj se qeveria shqiptare nuk duhet të lejojë ekstradimin e Dritan Goxhajt. Duhet të kërkojë llogari nga Këshilli i Evropës për pretendimet mbi Shtëpinë e Verdhë.

UÇK-ja ka respektuar gjithë normat ndërkombëtare aq sa ka pasur mundësi, dhe besoj se në asnjë rast nuk kemi dalë kundër tyre. UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të ndalur këtë abuzim. Raporti i Dick Martyt është e keqja më e madhe që i është bërë Kosovës pas luftës. Kjo gjë ka prekur edhe Shqipërinë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Të fundit