Flash News

E-TJERA

Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT në Durrës: 5,600 m² tokë e shfrytëzuar për vila dhe pishinë pa leje

Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT në Durrës: 5,600 m²

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT në Durrës Ardian Halili.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Vilson Bala, tha se Halili ndërtoi pa leje 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m². Kjo ka ndodhur në kohën kur Halili mbante postin e Kryeinspektorit të IMT-së në Durrës.

"Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për veprat penale: "Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi", "Korrupsion i zyrtarëve të lartë" dhe "Shpërdorim i detyrës".

Ky rast është dëshmia më e qartë sesi zyrtarë të shtetit, duke shpërdoruar detyrën shtetërore, kanë abuzuar me qëllim përfitimin, në këtë rast të ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj e rregull", deklaroi Vilson Bala.

Të fundit