Flash News

E-TJERA

Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT-së, ky është kompleksi me vila që ndërtoi Ardian Halili pa leje

Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT-së, ky është

SPAK arrestoi sot Ardian Halilin, me detyrë kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Durrës gjatë viteve 2017-2021.

Ai akuzohet se kishte ngritur një kompleks pushimi me vila pa leje në zonën e Kepit të Rodonit. Sipas hetimeve paraprake, kompleksi është ndërtuar në vitin 2017, kohë kur Halili ushtronte funksionin publik.

Madje, kompleksi me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel” reklamohej nga vetë ai në rrjetet sociale, teksa në zonë ishin ndërtuar pishina, fusha argëtimi dhe ambiente restoranti, duke e shndërruar atë në një kompleks të mirëfilltë pushimi.

Aktualisht po zhvillohen hetime të thelluara, përmes shqyrtimit të dokumentacionit në Kadastër, për të verifikuar nëse ka patur manipulime apo shkelje të tjera në procesin e regjistrimit dhe ndërtimit.

Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT-së, ky ështëArrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT-së, ky është

 

Të fundit