Flash News

E-TJERA

Arrestimi i ish-zv.ministrit, flet fqinji që e denoncoi: S'ka qenë pronar i tokës, na largoi me influenca politike

Arrestimi i ish-zv.ministrit, flet fqinji që e denoncoi: S'ka

Flet Byro Rusi, fqinji i cili denoncoi ish-zv.ministrin Albert Gajo për zjarrvënie të qëllimshme në Leskovik.

Duke folur për ‘News 24’, Rusi tha se me Gajon ndodhet në konflikt për pronën prej shumë vitesh, ndërsa e akuzoi për djegien e 2.5 hektarëve me vreshta, në pronësi të të dyve.

Sipas fqinjit, Gajo është bashkëpronar në këto vreshta dhe dje ka hedhur shashka për të trembur zogjtë që mos të hanin rrushin dhe në këtë mënyrë i ka vënë zjarrin vreshtave dhe një sipërfaqeje tjetër me shkurre e barishte.

 “Dje ka shkuar në vreshtin që është pronë e përbashkët e disa bashkëpronarëve dhe ka hedhur shashka për të trembur zogjtë që mos të hanë rrushin. Me këto shashka ka vënë flakën. Ka dalë jashtë kontrollit, ka marrë flakë vreshti, ka marrë flakë pylli që është afër. Dëme pafund.

Toka është në bashkëpronësi dhe z.Gajo e ka zaptuar dhe na ka larguar duke pasur influenca politike, siç bëhen gjërat në përgjithësi. Unë jam në gjyq me z. Gajo sepse më akuzuar për tentativë vrasje, kërcënim, ndërkohë që e kam pasur ortak z. Gajo. Shkoja me mjetin tim e shpenzimet e mia në vreshta, toka është e babait tim, e hallave të miat. Ai nuk ka qenë pronar, me disa manovra e falsifikime u fut në pronë nëpërmjet ish-bashkëshortes së tij që është kushërira jonë.

Ai bën dhe budallallëkun më të madh me papërgjegjshmërinë më të madhe i vë dhe flakën. Është totalisht një njeri handikapat. Dje në drekë ka ndodhur zjarrvënia. Janë djegur rreth 2.5 hektarë vetëm vresht dhe pjesa e pyllit mbi 1 hektarë”, tha Rusi.

 

Të fundit