Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Jorgo Goros, Bushati: E porositur! SPAK, një çetë nën urdhrat e Ramës

Arrestimi i Jorgo Goros, Bushati:  E porositur! SPAK, një çetë

Analisti Andi Bushati komenton se vendimi për arrestimin e ish kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro është një vendim tërësisht i përcaktuar.

"Dorëzoi dorëheqjen, e çuan në spitalin e burgun, se po sillet siç do partia. Edhe tekstin e dorëheqjes ia kanë shkruar, nuk di ta shkruaj atë tekst me atë lloj gjuhe.

Edhe teksti ka ardhur i gatshëm, ashtu si vendimi për burgosjen e tij është i porositur, se atë për të cilin akuzohet Jorgo Goro që po kjo tokë është e tij, nuk ka kryebashkiakë dhe kryetarë komune që nuk ka lëshuar me qindra tapi.

Ai që ka tagrin për dhënie tapie, është i lirë, ndërsa Goro që është vetëm një nga hallkat është futur në burg.

Se duhet lënë imazhi se SPAK nuk veproi si mashë por është organizëm i pavarur që godet nga të gjitha anët.

Ai i gjati të fut në burg dhe kur je pjesë e partisë së tij, kur i duhet", u shoreh Bushati i ftuar në MCN. 

Sa i takon mbledhjes më 29 mars të këshilli bashkiak në Himarë dhe se cili duhet të jetë kryetar, Bushati deklaron se kryebashkiakun e ka zgjedhur populli i Himarës dhe është Fredi Beleri dhe se gjithçka tjetër është makinacion i kotë.

Të fundit