Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Jurgis Çyrbes, identifikohet personi i tretë i shpallur në kërkim

Arrestimi i Jurgis Çyrbes, identifikohet personi i tretë i shpallur

Policia ka identifikuar një tjetër të kërkuar në lidhje me ish-deputetin Jurgis Çyrbja. Pas arrestimit të Ahmet Pashës, i treti që është në kërkim është Altyin Hajri.

Sipas të dhënave, Hajri ka luajtur një rol kyç për të siguruar që Çyrbja të ishte i treti në listën për deputet në zgjedhje.

Këto ndërhyrje janë zbuluar përmes bisedave të zhvilluara në aplikacionin e koduar SKYECC, të cilat datojnë nga viti 2020.

Në këto biseda përmendet edhe Edmond Koçi, i njohur ndryshe si "Çekiçi".
Altyin Hajri është në kërkim prej katër vitesh, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Jani Prengës, një rast që tronditi opinionin publik.

Të fundit