Flash News

E-TJERA

Arrestimi i krahut të djathtë të Rrumit, policia jep detaje: U lokalizua në Spitallë

Arrestimi i krahut të djathtë të Rrumit, policia jep detaje: U

Agron Bejdolli, i njohur si krahu i djathtë i Aleksandër Lahos ose Rrumit të Shijakut, u arrestua sot pasi ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen e Indrit dhe Gentian Beqiraj në vitin 2022.

Sipas policisë, 33-vjeçari u arrestua në banesën e kushëririt të tij në Spitallë. Bejdolli ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar "Ëanted". 

Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Durrës.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.     

Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës.  

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit