Flash News

E-TJERA

Arrestimi i kreut të ARRSH-së, i gjenden në banesë shuma parash dhe piktura të shtrenjta; urdhër-arrest edhe për një biznesmen

Arrestimi i kreut të ARRSH-së, i gjenden në banesë shuma

Zbardhen detajet të reja nga arrestimi me urdhër të SPAK, të kreut të ARSH-së.

Ai akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv, ndërsa një ditë më parë u njoftua se ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se nga kontrolli në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, i janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Ai akuzohet se favorizoi firmën e ish-ortakut tek Unaza e Madhe. 

Sakaq, të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri.

Kujtojmë që Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.

Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

 

 

 

Të fundit