Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Laert Haxhiut, policia greke: Kishte kartë identiteti të falsifikuar, iu gjet në makinë dhe 1400 euro

Arrestimi i Laert Haxhiut, policia greke: Kishte kartë identiteti të

Autoritetet greke kanë dalë në një deklaratë zyrtare për shtyp në lidhje me kapjen e Laert Haxhiut, i cili dyshohet si autori i masakrës së Lushnjës në vitin 2017.

Sipas policisë greke, Laert Haxhiu 31 vjeç nga Lushnja dhe Juxhin Barjami 35 vjeç nga Delvina, po udhëtonin sëbashku me një shqiptar 22 vjec, i cili rezulton i kërkuar në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Laert Haxhiut policia greke i ka gjetur një kartë false identiteti greke dhe pas verifikimeve ka rezultuar i kërkuar nga INTERPOL Tirana.

Ndaj tre të arrestuarve janë ngritur akuzat “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Atyre u janë sekuestruar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe mjeti BMX X6 i Juxhin Barjamit.

Mësohet gjithashtu se Juxhin Bajrami po ashtu ka qenë përfshirë ne një ngjarje kriminale në Greqi, ku mbeti i vrarë biznesmeni Marius Dhiamandi, ndërsa Bajrami u plagos.

 

Të fundit