Flash News

E-TJERA

Arrestimi i mjekut Prifti, avokati Lapaj: S'pati rrezik të largohet, e tepërt t’i heqësh mundësinë një kirurgu që operon 3 zemra në ditë

Arrestimi i mjekut Prifti, avokati Lapaj: S'pati rrezik të largohet, e

Avokati Adriatik Lapaj e ka cilësuar të tepërt arrestimin e mjekut kardiolog, Edvin Prifti pas përgjimeve të SPAK dhe gjetjes së 250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash në shtëpi e zyrë.

I ftuar në  ‘Open’, Lapaj thotë se në bazë të nenit mjeku arrestohet referuar rrezikshmërisë së veprës, rrezikut që të largohet dhe rreziku që të prishë provat. Sipas tij, në rastin konkret nuk ka pasur rrezik që ai të largohet.

Ti do hetosh dhe pastaj nëse rezulton do e dënohesh. Në bazë të nenit ai arrestohet në bazë të rrezikshmërisë së veprës, rreziku që  të largohet dhe rreziku që të prishë provat.

Në rastin konkret nuk ka pasur rrezik që të largohet. Është një nga ato vepra që nuk mund ta burgosësh drejt për drejt. Mund të kishte hapësirë.

Si masë sigurimi do e detyroja që të bënte inventarin derisa të mbylleshin hetimet nga shtëpia e deri në spital. Nëse provohej që ai e kishte kryer këtë gjë atëherë të dënohej. Por t’i heqësh mundësinë një kirurgu që operon tre zemra në ditë mua më duket e tepruar”, tha avokati.

Sa i takon pagave të mjekëve, Lapaj thotë se një kirurg paguhet sa një picë për çdo ndërhyrje.
Nuk mund të mos kesh korrupsion duke pasur kirurgë me 90 mijë lekë të reja rrogë në muaj. I bie tre mijë lekë në ditë. Ai bën të paktën tre operacione dhe merr 1 mijë lekë për çdo ndërhyrje. Sa një picë. Është turp. Nuk ka luftë ndaj krimit me bukë me djathë,” tha Lapaj.

Të fundit