Flash News

E-TJERA

Arrestimi i mjekut tek "Trauma", Eskiu: Show i Ramës për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës turke

Arrestimi i mjekut tek "Trauma", Eskiu: Show i Ramës për

Mjeku Erges Eskiu ka reaguar për arrestimin e një doktori te Spitali i Traumës. Ai e cilësoi si shfaqje të policisë. Sipas tij, kreyeministri Edi Rama tenton të denigrojë figurën e mjekut, duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.

“Por kjo qeveri ka hequr dorë nga çdo normë etike dhe morale. Nuk flitet më për moral, as për etikë profesionale.  Fakti është arrestimi i mjekut në Qendrën e Traumës, i shoqëruar me policë me maska sikur të ishte krimineli më i kërkuar në vend.

Këto pamje nuk po shihen më prej vitesh kundër bandave të cilat me qeverinë e Ramës, ikin dhe zhduken në drejtim të paditur, sepse janë po këto banda që e mbajnë në pushtet.

Arrestimi sa për t'i frikësuar shqiptarët, për t'i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët.  Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri”, u shpreh mjeku në një deklaratë nga selia blu.

Eskiu theksoi se Rama kërkon përuljen e mjekëve dhe që fjala e tyre të mos ketë peshë në shoqëri. Gjithashtu shtoi se kjo ngjarje synon të sfumojë reagimet për mbylljen e shkollës turke.

“Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës; mbylljes së shkollës Mehmet Akif me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë. Por përtej keqdashësisë ndaj mjekëve, e mira do të triumfojë mbi të keqen”, deklaroi mjeku.

 

 

Të fundit